Site icon Telegrafi

Shota Baraliu ‘thumbon’ sërish Ana Kabashin: Lexonte libër me syze, as fakultet s’ka kryer

Aktorja Shota Baraliu mbrëmjen e kaluar (e hënë) në natën e ‘Prime’ pati një debat të ashpër me këngëtaren Ana Kabashi.

Gjithçka nisi nga një paraqitje e modeles Juliana Nura, ku më tej pati kritika nga artistja nga Suhareka, e cila u shpreh se nuk po i pëlqejnë veshjet e femrave këtu, për daljet e tyre pa sytjena.

Një reagim në lidhje me këtë e bëri dhe Kabashi, gjersa ‘sulmoi’ Shotën për fjalët dhe komentet që bëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas atij debati, Baraliu e nisi mëngjesin sërish duke e thumbuar artisten pejane, por kësaj radhe në një bisedë me Gjon Karricën apo Lugatin.

Lexo po ashtu “Nuk po më pëlqejnë veshjet e femrave, pa sytjena” - debat i ashpër ndërmjet Shota Baraliut dhe Ana Kabashit

Ajo tha se këngëtarja as fakultet nuk ka kryer, duke ironizuar me të për leximin e librit me syze.

“Nuk ka kapacitet që të merret me mua. Edhe unë nuk kam qejf me e sulmu atë absolut. Unë i sulmoj njerëzit që më duket se janë të mirë. Nuk më duket ajo. Për atë temë që është kapur, nuk do të thotë që ka kapacitet për mua. Në tru nuk ka kapacitet absolut”, u shpreh Shota.

“Kapacitet për tjera gjëra që të ulet të bëjë muhabet nuk ka. Këtu që të rrimë, që të mbijetojmë duhet të bëjmë luftë të madhe. Nuk mund të rrish gjithë ditën si kërcell. Duhet të luftojmë, të bëjmë shou, të qeshim për këto publiku të voton, ku të voton publiku që të rrish si trangull ulur, me kap librin kishe unë po mendoj dhe as nuk lexon, se librin me syze nuk mund ta lexosh. Me syze ka lexuar libër, e fakultet nuk ka të kryer”, vazhdoi më tej ajo. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dH3YQI5ngrs

Exit mobile version