Telegrafi

Shota Baraliu shpërthen në lot, teksa kujton momentin kur i vdiq babai

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të situatave që po krijojnë brenda.

Dita e sotme (e mërkurë) nuk ka nisur mirë për aktoren Shota Baraliu, pasi ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me familjen.

Ajo në një bisedë me Gjon Karricën, Getinjon dhe Vivienin, kujtoi momentin kur i kishte vdekur i ati.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se ka qenë me diabet dhe se e ndjen mungesën e tij pasi ka qenë në Zvicër.

Mes lotësh, artistja nga Suhareka tregoi se ishte nisur për në Zvicër për trajtim, e që në të njëjtën ditë kishte shkuar për pushime.

Lexo po ashtu Ndërsa kritikoi banoret për paraqitjet pa reçipeta, Shota Baraliut i publikohet një fotografi tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme

Lajmin e trishtë tha se e mori pas një jave nga vëllai i saj, ndërsa ishte tronditur tejet shumë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, u shpreh Baraliu.

Në BBVK tashmë kanë nisur edhe nominimet dhe këtë javë pritet të largohet një nga banorët. /Telegrafi/