Aktorja e njohur shqiptare, Shota Baraliu, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.
Ajo i është përgjigjur 25 pyetjeve që lidhen me jetën e saj profesionale dhe personale.
Mes të tjerash, asaj iu kërkua që të thoshte edhe dy fjalë për aktorin e madh të humorit, Sevdai Radogoshin, me të cilin ka bashkëpunuar në disa projekte.
“Është një person jashtëzakonisht i mirë, është miku im, unë jam si familjare e shtëpisë së tyre, sepse unë kur shkoj për të xhiruar, xhiroj me komplet familjen e Sevadisë, rri në shtëpinë e tyre, kështu që është edhe një bashkëpunëtor i mirë”, ka thënë Shota.
Por këto nuk ishin lëvdatat e vetme të aktores nga Suhareka për humoristin e famshëm, pasi e njëjta theksoi edhe korrektësinë e tij në mbulimin e detyrimeve financiare.
“Është shumë korrekt, interesant gjakovar dhe është shumë korrekt me pagesat – atë që ta premton atë e mban gjithmonë, biles edhe një diçka është që t’i japë paratë para kohë”, tha Baraliu.
Shota përndryshe ka pasur një vit mjaft intensiv, fillimisht duke u bërë pjesë e shtëpisë më të përfolur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, gjersa tani është e angazhuar në dy seriale të reja. /Telegrafi/