Shorti për raundin e katërt të FA Cup tashmë është zbuluar, ku nuk mungojnë përballjet interesante.
Raundi i tretë i kësaj gare filloi mbrëmjen e së enjtes, me klubet e Ligës Premier, Fulham dhe Everton që siguruan kualifikimin tutje pas fitoreve ndaj watford dhe Peterborough.
Aston Villa u rikthye nga disavantazhi për ta mposhtur West Hamin para se Liverpool, Chelsea, Manchester City, Leicester City, Bournemouth dhe Brighton të marrin fitoret e tyre të shtunën.
Ka ende edhe katër ndeshje për t’u luajtur, duke përfshirë tri prej atyre që do të luhen të martën, por shorti u hodh live në BBC.
Aston Villa vs Tottenham është ndoshta ndeshja më interesante e këtij raundi, teksa Plymouth do të ndahet i kënaqur që do të luajë në shtëpi ndaj liderit Liverpoolit.
Ruud Van Nistelrooy në ndërkohë do të bëjë një rikthim të hershëm në ‘Old Trafford’, aty ku ekipi i tij Leicester City do të përballet me Manchester United.
Shorti i plotë i FA Cup:
Man United vs Leicester City
Leeds United vs Millwall/Dagenham & Redbridge
Brighton vs Chelsea
Preston/Charlton vs Wycombe Wanderers
Exeter City vs Nottingham Forest
Coventry City vs Ipswich Town
Blackburn Rovers vs Wolves
Mansfield Town/Wigan Athletic vs Fulham
Birmingham City vs Newcastle United
Plymouth Argyle vs Liverpool
Everton vs Bournemouth
Aston Villa vs Tottenham
Southampton/Swansea vs Burnley
Leyton Orient/Derby vs Manchester City
Doncaster Rovers vs Crystal Palace
Stoke City vs Cardiff City
/Telegrafi/