Telegrafi

Shorti i Ligës së Kampionëve shkakton kaos te gjigantët e Ligës Premier

Shorti i Ligës së Kampionëve thuhet se ka krijuar një dhimbje koke për të katër skuadrat e Ligës Premier të përfshira në garë.

Përballja e Manchester Cityt me Tottenhamin dhe udhëtimi i Liverpoolit në Chelsea ishin planifikuar të zhvilloheshin në shtator, por u shtynë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II.

Të katër skuadrat zbuluan se me kë do të luajnë në fazën e eliminim direkt të Ligës së Kampionëve në shkurt, megjithëse siç raportohet nga ESPN, programi i ndeshjeve nuk ka lënë vend bosh deri në fund të sezonit për asnjërën nga dy ndeshjet e Ligës Premier.

Liverpoolit i është dhënë shorti më i vështirë nga katër skuadrat angleze në Evropë, pasi në raundin tjetër do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridin.

Ndërkohë Tottenhami është vënë kundër kampionëve të Serie A, Milanit. Programi i UEFA-s për ndeshjet nuk i ka bërë asnjë favor Ligës Premier me Liverpoolin që pret Real Madridin në “Anfield” më 21 shkurt, përpara se të luante ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” më 15 mars.

Në vend që Tottenhami të luajë ndeshjen e tyre në të njëjtën javë me Reds, ata do të udhëtojnë në Milano më 14 shkurt dhe do të presin skuadrën italiane më 8 mars.

Është i njëjti rast për Manchester Cityn dhe Chelsean përpara ndeshjes së tyre që duhet të riorganizohet.

Chelsea luan me Borussia Dortmundin më 15 shkurt dhe 7 mars, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me RB Leipzig më 22 shkurt dhe 14 mars.

Datat mund të zbulohen më vonë gjatë sezonit në varësi të faktit nëse skuadrat janë në gjendje të përparojnë deri në fazat e fundit të Ligës së kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup apo jo.

Megjithatë, hapësirat më vonë gjatë sezonit mund të mbyllen, pasi të katër skuadrat – megjithëse nuk ka gjasa – mund të shmangin njëra-tjetrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të shkojnë gjatë në kupat e brendshme.

Çështja ka lindur me Kupën e Botës që luhet gjatë dimrit dhe jo në verë me më pak kohë për t’u përshtatur në lojëra këtë sezon – edhe nëse sezoni filloi më herët se normalja dhe do të përfundojë më 28 maj krahasuar me 22 maj sezonin e kaluar. /Telegrafi/