Telegrafi

Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona dhe Reali kundër skuadrave të vogla (Foto)

Sot është hedhur shorti i Kupës së Mbretit, ku për Barcelonën dhe Realin ka qenë i lehtë.

Stadiumi Nueva Condomina do të jetë pikënisja e Barcelonës për ta filluar mbrojtjen e trofeut në Kupën e Mbretit, ndaj Real Murcias.

Murcia bënë pjesë në Divizionin e katërt të futbollit spanjoll.

Në anën tjetër Real Madridi, do të përballet me Fuenlabradan, në stadiumin Fernando Torres.

Stadiumi i klubit të vogël mban emrin e legjendës së futbollit spanjoll aktualisht lojtar i Atletico Madridit.

Të gjitha klubet e La Ligas luajnë mysafir dhe për kundërshtarë kanë skuadra nga niveli i ultë .

Sevilla luan me Cartagenan, ndërsa Elche do të jetë nikoqirë i Atletico Madridit.

Valencia do të udhëtojë te Real Zaragoza, ndërsa Villareali është mysafir i Ponferredina./Telegrafi/