Shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Mbretit ka ofruar një sërë ndeshjesh emocionuese që do të zhvillohen me 1 dhe 3 shkurt.
Ndeshja kryesore është ajo mes Athletic Bilbao dhe Real Madrid në “San Mames”, një përsëritje e finales së Superkupës së Spanjës.
Megjithatë, disa klube në short do ta kenë të vështirë për shkak se datat e çerekfinaleve përkojnë me kualifikueset e Botërorit të vendeve të Amerikës së Jugut.
Ndeshjet do të jenë me nga një përballje dhe fituesi kalon në gjysmëfinale.
Të premten, fituesi i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, David Villa ishe ai që ndihmoi në hedhjen e shortit.
Shorti i çerekfinaleve
Athletic Bilbao – Real Madrid
Real Sociedad – Real Betis
Valencia – Cadiz
Rayo Vallecano – Real Mallorca
/Telegrafi/