Telegrafi

Shoqja e pazakontë e Ritës, tregon si e ka shtyrë shkallëve – por kush është në të vërtetë, a duhet pasur kujdes nga ajo? (Foto)

Andreja Pejic është shoqe e ngushtë e Rita Orës qe më shumë se një vit. Në një postim më të ri, ajo ka treguar se njëherë e kishte shtyrë këngëtaren e famshme shqiptare poshtë shkallëve.

“Momenti më i mirë që kam pasur me Rita Orën ishte kur e kam shtyrë shkallëve”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Mirëpo, Rita duhet të ketë vërtet kujdes me kë shoqërohet, pasi më poshtë jua sjellim disa të dhëna interesante për shoqen e saj.

Andreja Pejic që në fakt ka lindur si Andrej Pejic, është një modele australiane me origjinë ballkanike, e cila deri në vitin 2014 ka qenë mashkull, njofton Telegrafi.

Të enjten, Rita dhe Andreja janë fotografuar në një ndejë në Londër.

Pejic ka lindur në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës. Nëna e saj, Jadranka Savic, është serbe, kurse babai i saj, Vlado Pejic, është kroat. Prindërit e saj u ndanë pak kohë pas lindjes së modeles. Gjatë luftës në Bosnje, Andreja dhe vëllai i saj shkuan me nënën në Serbi, ndërsa pas bombardimit të Serbisë nga NATO në vitin 1999, nëna e saj nisi një proces të migrimit në Australi.

Besoni ose jo, “kjo” bukuroshe ka lindur mashkull.

Në vitin 2000, ata u vendosën në Melbourne të shtetit Victoria si refugjatë politikë. Asokohe Andreja ishte tetë vjeç.

Në fillim të karrierës si modele (si 17 vjeçare), Pejic reklamonte edhe tesha të meshkujve edhe të femrave. Në Javën e modës në Paris, në vitin 2011, ajo reklamoi rroba të të dy gjinive të Jean-Paul Gaultier dhe të meshkujve për Marc Jacobs.

Kompanitë e mëdha e angazhonin për reklamimin e rrobave për të dy gjinitë.

Për disa vite, ajo bënte modelen e dyfishtë, ndërsa nuk mungonin angazhimet e saj edhe në panele të modës, apo pjesëmarrje nëpër video muzikore. Madje ka luajtur edhe në filma dhe serialin turk, “Fatih”.

Deri në vitin 2014 ishte mashkull.

Në vitin 2014, Pejic iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për ndryshimin e gjinisë dhe tash është një femër transeksuale dhe është modelja e parë transeksuale që u profilizua nga Vogue në botimin e majit 2015. /Telegrafi/

Pas operacionit, duket si një femër e vërtetë.