Telegrafi

Shoqërohet Ramazan Rraja, policia aksion për mjetet e blinduara në Tiranë

Policia e Tiranës po kryen sot kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara në kryeqytet.

Euronews Albania mëson se në Polici është shoqëruar Ramazan Rraja, bashkë me dy kushërinjtë e tij.

Rama ndodhej brenda një makine të blinduar në momentin e shoqërimit. Aktualisht është duke u marrë në pyetje nga në ambientet e Drejtorisë së Tiranës.

Deri më tani efektivët kanë bllokuar 3 mjete.

Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, u shpall kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë.

Për Euronews Albania Ramazan Rraja deklaroi se nëse autoritetet shqiptare kanë një provë ndaj tij, ishte i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke pranuar edhe burgim të përjetshëm. /Telegrafi/