Telegrafi

Shoqërohet jashtë nga policia, pasi rrezikoi pasagjerët duke tymosur në tualetin e aeroplanit (Video)

Pasagjerja që do të udhëtonte me easyJet nga Naples për në Liverpul, është shoqëruar jashtë nga policia, para se të niste fluturimi.

Duke tymosur në tualetin e aeroplanit, u konsiderua se ajo i rrezikoi pasagjerët si dhe mbarëvajtjen e udhëtimit, andaj u nxjerr jashtë, transmeton Telegrafi.

Të pranishmëve iu kërkua që të qëndrojnë në ulëset e tyre, derisa atë e nxorën me forcë dhe e dërguan te njësiti që merret me çështje të sigurisë.

Në anën tjetër, disa po mendojnë se ky veprim është i tepruar, por i nevojshëm në të njëjtën kohë, sepse shërben që të mos përsëritet prej të tjerëve. /Telegrafi/