Telegrafi

Shoqërohen në polici pesë persona, dy të mitur pësojnë lëndime me thikë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shoqëruar në polici pesë persona, pasi që dy prej të dëmtuarve të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime (nga mjeti i ftohtë thikë).

Rasti kishte ndodhur më 15 prill, në ora 20:00.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/