Site icon Telegrafi

Shoqërohen në polici dy persona në Prishtinë, u sekuestrohen dy armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës sot në dy pika të ndryshme kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar dy armë.

Sekuestrimi i parë ka ndodhur rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit në lagjen Veterniku në hyrje të Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku thuhet se “policia ka ndaluar veturën Passat, ngjyrë e zezë, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një revole të tipit TT, kalibër 7.62  mm, si dhe nëntë copë fishek, kalibër 7.62 mm”.

Ndërkaq, sekuestrimi i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë, me targë Kosove dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej në brezin e shoferit dhe të sekuestroj: një revole të tipit CZ, kalibër 9  mm, si dhe dy copë fishek, kalibër 9 mm”, thuhet në komunikatë.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në të dyja rastet të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version