Një grup i shoqatave ekologjike dhe iniciativave qytetare përmes një kumtese të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit që gazsjellësi në pjesën Shkup-Tetovë-Gostivar të vazhdojë të ndërtohet në të njëjtën vijë, përmes malit Vodno.
Shoqatat ekologjike kërkojnë përgjigje nga Qeveria e Maqedonisë për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me rastin e njoftimeve të mbrëmshme ku qeveria vendosi që gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar të vazhdojë të ndërtohet sipas planit urbanistik përmes malit Vodno, me disa ndryshime dhe masa, presim përgjigje publike nga qeveria dhe vendim të saj për këtë çështje”, thonë shoqatat ekologjike.
Sipas tyre, vendimi i fundit zyrtar i qeverisë është bërë i njohur më 27 mars të vitit 2018. Ndërsa deri atëherë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bashkia e Shkupit dhe REM është dashur të gjejnë zgjidhje të pranueshme në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit magjistrat Shkup-Tetovë-Gostivar, i cili do të kalojë përmes malit Vodno./Telegrafi/