Përfaqësues të Shoqatës të Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës të Pavarur të Gazetarëve dhe të Punëtorëve të Mediave sot u takuan me kryeministrin Zoran Zaev, ku biseduan për reformat urgjente në media, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja e SPGPM, Tamara Çausidis dhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani i prezentuan prioritetet për përmirësimin e gjendjes të lirisë së mediave.
Zaev ofroi gatishmëri dhe vullnet politik të ndërpret praktika e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve dhe të bëhen të gjithë ndryshimet ligjore për garantimin e lirisë së fjalës dhe për pavarësinë e mediave.
Dy organizatat mediatike ofruan zgjidhje konkrete për finansimin e mediave, reformat në servisin publik, përparimin e të drejtave të punëtorëve në redaksitë dhe për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve./Telegrafi/