Site icon Telegrafi

Shoqata “Peja” në New York zgjodhi kryesinë e re, Rejmond Zeka – kryetar edhe për një mandat

Shoqata “Peja” – New York, me 2 mars 2024 në praninë e shume anëtarëve mbajti zgjedhjet e saja të rregullta për kryetar dhe kryesinë e re për mandatin dyvjeçar 2024/26, ku me vota unanime u zgjodh kryesia e shoqatës.

Kryetar i shoqatës është zgjedhur Rejmond Zeka, nënkryetare Mimoza Nela, sekretar Adriatik Shala-Tiki derisa arkatar Reshat Kelmendi.

Poashtu janë zgjedhur edhe pesë anëtarë të Kryesisë me këtë përbërje: Nevzat Bakraqi, Driton Çavdarbasha, Liljana Kaliqani, Teuta Zeka dhe Ilir Pishtani.

“Duke ju falënderuar Kryesisë së mëparshme për punën e shkëlqyer që kanë bërë për t’i dhënë jetë kësaj shoqate, urojmë qe Kryesia e re të punojnë me përkushtim për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të Shoqatës “Peja”-New York”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Peja”.

“Njeherit bëjmë apel që edhe bashkëvendësit tjerë që jetojnë në New York dhe rrethinë t’i bashkëngjiten Shoqatës që të jemi sa më afër njëri tjetrit dhe të jemi edhe më frytdhënës në punën tonë”, përfundon njoftimi i shoqatës “Peja”-New York./Telegrafi/

Exit mobile version