Site icon Telegrafi

Shoqata e Syndrom Down Kosova, kërkuan bileta për ndeshjet e Kosovës, Agim Ademi e aprovon duke i bërë të lumtur njerëzit më të dashur

Persona me Syndrom Down janë pjesa më e dashur e shoqërisë, kjo për shkak se falin dashuri shumë të madhe.

Disa ditë më parë, Medina Surdulli anëtare në shoqatën Down Syndrome Kosova tregoi për mikrofonin e Telegrafit se është një adhuruese e madhe e futbollit dhe Kombëtares së Kosovës.

Kërkesa e saj ishte shumë e dashur në drejtim të FFK-së, duke kërkuar pesë bileta për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që luan në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Redaksia e sportit në Telegrafi ka vazhduar këtë iniciativë duke e bërë kërkesën e tyre realitet falë edhe gatishmërisë së FFK-së dhe presidentit të saj Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar ka konfirmuar se para çdo ndeshje të Kosovës, shoqata e Down Syndrome Kosova duhet t’ia dërgojë pesë emra dhe ata do të pajisen me bileta.

Gjithashtu Telegrafi ka vizituar përsëri këtë shoqatë, ku i kemi kumtuar lajmin e mirë se nga ky vit ata do të jenë të pranishëm në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll. /Telegrafi/

Exit mobile version