Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesit e Shoqatës së Gjyqtarëve do të takohen me Milanin për të pranuar se ka pasur gabime në humbjen e tyre ndaj Juventusit.
Sipas Sky Sport Italia, presidenti i AIA-s, Marcello Nicchi dhe drejtuesi i gjyqtarëve Nicola Rizzoli do të takohen me trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso dhe drejtorin Leonardo në takimin e nesërm të Ligës Serie A.
E gjithë kjo pasi kampi i Rossonerëve u tërbuan pas humbjes 2-1 në Torino të shtunën në mbrëmje nga Juventusi.
Alex Sandro preki me dorë një top të asistuar nga Davide Calabria, por pas shikimit të incidentit në VAR, gjyqtari Michael Fabbri e gjykoi si prekje të pavullnetshme.
Në përfundim të ndeshjes, Mario Mandzukic u kap nga kamera duke pasur një incident me Alessio Romagnoli dhe Fabbri nuk u thirr nga kabina e VAR për ta parë atë përsëri.
Ndeshja u mbyll me shumë polemika dhe shoqata e gjyqtarëve pritet t’i kërkojnë falje Milanit. /Telegrafi/