Site icon Telegrafi

Shoqata e gjykatësve në Maqedoni, kërkon rritje të rrogave si të prokurorëve

Këshilli i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur sot debatoi për gjendjen me rrogat në gjyqësi dhe me këtë rast konkludoi se nevojitet vazhdim i aktiviteteve deri në realizim të plotë të angazhimeve për rritjen e tyre konform rritjes së rrogave në prokurorinë publike.

Siç kumtoi Shoqata e gjykatësve, në këtë drejtim, Këshilli drejtues i ka mbështetur orvatjet e deritanishme të kryetarit të Shoqatës me propozim që ato të vazhdojnë dhe të orientohen drejt institucioneve kompetente, sidomos drejt Këshillit gjyqësor të RM-së dhe Këshillit buxhetor, njofton AIM.

Këshilli drejtues, shtohet në kumtesë, konkludoi se nevojitet që aktivitetet e mëtutjeshme të orientohen në drejtim të hapjes së dialogut të vërtetë për gjetjen e zgjidhjes përkatëse, ndërsa për këtë qëllim këto aktivitete të udhëhiqen edhe nga qëndrimet dhe rekomandimet e sektorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version