Site icon Telegrafi

Shoqata e arkave fiskale: Berjani po gënjen për çmimet!

Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale është e detyruar edhe njëherë të reagoj ndaj deklarimeve të kryetarit të Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani në lidhje me çmimet e sistemeve fiskale për pompa të derivateve të naftës.

Berjani po vazhdon tash e një vit të gënjejë paturpësisht në lidhje me çmimet e sistemeve fiskale, dhe tash së fundi në dy emisione televizive ai ka dhënë shifër të pavërtetë të çmimit prej 8 mijë euro për dy dispenserë.
Nga katër kompanitë që operojnë me arka fiskale, dy prej tyre kanë certifikuar pajisje për sisteme fiskale për pompa dhe çmimet për dy dispenserë fillojnë prej 3980 euro.

Mirëpo Fadil Berjanit po i konvenon të krijojë amulli në opinion në lidhje me çmimet për interesa të tija personale, të cilat mbetet të zbulohen se ku qëndrojnë.

Ai vazhdon të zhvillojë aktivitetin biznesorë të shitjes së derivateve të naftës pa sistem të veçantë fiskal, duke shkelur ligjin.

Po i informojmë edhe njëherë kompanitë e shitjes së derivateve që për çmimet e sistemeve fiskale të drejtohen te operatorët e licencuar dhe në asnjë adresë tjetër që nuk është kompetente për këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version