Site icon Telegrafi

“Shokut tim”, “Dy te dashura”, Një puthje”, “Oj hanë” – këngë të tjera të kënduara live nga Adelina Berisha në sesionin e ri

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha, ka publikuar gjashtë nga këngët e sesionit të saj të ri me këngë ‘live’.

E nisi me “E dehur jam”, ndërsa ka publikuar më pas edhe pesë këngë të tjera shumë të njohura për publikun.

“Oj hanë”, “Shokut tim”, “Një puthje”, “Dy të dashura”, “Unë e kam një shok”, janë këngët që Adelina ka sjell për fansat e saj.

Ajo i këndon të gjitha live shoqëruar në orkestër.

” Ka qenë ide e imja qysh disa vite më herët, por tek tani erdhi momenti për realizimin e një sesioni të tillë. Ideja ka qenë gjithmonë e mamit faktikisht, por në bashkëpunim me mua, dhe ia arriti që të më bind ta realizoj një sesion të tillë me këngë live”, ka thënë Adelina Berisha për Telegrafin lidhur me këtë sesion këngësh live.

Lexo po ashtu Adelina Berisha flet rreth sesionit të ri me këngë 'live': Muzikën ua dedikoj fansave të mi

Berisha do të publikojë edhe plot gjashtë këngë të tjera, deri në përfundimin e këtij projekti.

Ana vizuale e sesionit me këngë live i është besuar produksionit Red Media. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LKf9wAmNOnw

https://www.youtube.com/watch?v=URxCkCWxzaA

 

Exit mobile version