Site icon Telegrafi

Shokuese: Shoferi i kamionit tenton të shtypë emigrantët (Foto/Video)

Një shofer kamioni mund të përballet me burg pasi u filmua duke vozitur kamionin e tij në drejtim të një grupi emigrantësh.

Arpad Levente Jeddi mund të dëgjohet duke bërtitur derisa shmang kamionin e tij në anën e një rruge ku ishin mbledhur emigrantët, transmeton Telegrafi.

Siç shkruan mediat e huaja, Jeddi, nga Hungaria, ishte i zemëruar, pasi turmat sulmuan automjetin e tij me shishe dhe gjëra të tjera në një përpjekje për ta bërë atë të ndalonte.

Në një moment, ai madje kërcënoi se do të mbyste dikë në qoftë se ata përpiqen për të hipnin mbi të.

Tani prokurorët në Hungari po bëjnë thirrje që atij t’i jepet një dënim me kusht me burg, përcjell Telegrafi.

Jeddi ishte shkarkuar menjëherë pasi video u shfaq vitin e kaluar, por që nga atëherë ai është punësuar nga një firmë tjetër e transportit.

Sipas tij, ai ka qenë viktimë e një sulmi të hapur, vandalizmit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version