Një burrë i cili dyshohet se u kap duke u përpjekur të përdhunojë një vajzë tetë vjeçare, është zhveshur lakuriq në rrugë nga qytetarët në përpjekje për ta turpëruar atë publikisht.
Ky burrë më parë i është dorëzuar pa dëshirë policisë, derisa edhe në një video të postuar në internet shihet se si policia tenton t’ia zgjidh duart dhe ta fus në veturën e policisë.
“Herën tjerë do të vrasim. I degjeneruar! Lidheni në pjesën e pasme të veturës dhe tërhiqeni zvarrë”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në qytetin Santa Brigida në pjesën lindore të Argjentinës. /Telegrafi/