Site icon Telegrafi

Shoku i Hazardit: Belgun e shoh te Reali, atë do e donin yjet e skuadrës

Eden Hazard (Getty Images)

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, është inkurajuar të shkojë në Real Madrid nga shoku i tij, reperi i njohur francez, Gradur.

Gradur është i afërt me Hazardin dhe pranon se do t’i thoshte atij të zgjidhte Realin nëse ata bënë një ofertë.

Reperi francez gjithashtu mendon se ai do të përshtatej shumë te Mbretërit dhe yjet e skuadrës do ta donin atë nëse transferohet në Bernabeu.

Lexo po ashtu Chelsea i ofron kontratë prej 17 milionë euro në sezon Hazardit që ta largojë interesimin e Real Madridit

“Hazard është zyrtarizuar në Real Madrid? Do të doja ta shihja këtë! Unë shpresoj se ai do të nënshkruajë atje”, ka thënë fillimisht Gradur për Onze Mundial.

Hazard lidhet me Reali qe një kohë të gjatë (Getty Images)

“Tre vjet më parë, gjatë një diskutimi, i thashë: Unë të shoh shumë në Real Madrid , kështu që nëse bëhet kjo, ai mund të më blejë një restorant”, shtoi ai duke qeshur.

“Unë mendoj se do ishte mirë për Eden Hazard, ai mund të bëjë mirë, sepse ai është dikush që luan shpejt, ai ka një shpirt mbresëlënës”.

Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Realit për Hazardin, 113 milionë euro plus Bale

“Ai është gjithashtu altruist. Unë mendoj se (Benzema) do të ketë argëtim me Hazardin, madje edhe Cristiano Ronaldo do ta donte”.

“Ai mund të bëjë punën e (Mesut) Ozil në kohën sa ishte te Reali”, përfundoi reperi francez. /Telegrafi/

Exit mobile version