Telegrafi

Shoku i ekipit të McGregorit ‘sulmon’ verbalisht Khabibin pas triumfit ndaj Gaethjes: U pensionua se ka frikë nga The Notorious

Dillon Danis është kritikuar ashpër nga tifozët e MMA-së, pas deklaratave shokuese që ka bërë në drejtim të Khabib Nurmagomedovit që njoftoi për pensionim nga UFC.

Ylli dagestanez vendosi të pensionohej nga sporti i arteve marciale, pas premtimit që i kishte dhënë babait të tij tashmë të ndier se ky do të ishte dueli i tij i fundit.

Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov me hapa konkret pas pensionimit nga UFC – fansat e tij të entuziazmuar

Khabib triumfoi ndaj Justin Gaehtjes në UFC 245, e që pas përballjes foli publikisht për vendimin që pak kush e kishte menduar.

Në lidhje me psnionimin e tij, i ashpër ka qenë reagimi i shokut të ekipit të Conor McGregorit, Danis, që i ka thënë kampionit se është turpi i këtij sporti.

“Khabib po pensionohet pasi është i frikësuar nga @TheNotoriousMMA (Conor McGregor)”, ka shkruar 27-vjeçari amerikan në Twitter.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të MMA-së që e kanë quajtur si trupi i këtij sporti, i kanë kujtuar se edhe Conor ka treguar respekt, me disa që e kanë fyer. /Telegrafi/