Telegrafi

Shokon Noizy: Ja sa para kam në bankë

Shpesh me shumë interes përcillen yjet e show-bizzit sa i takon jetës personale dhe se sa janë të ardhurat e tyre. Po Noizy sa para fiton?

Jo çdo kush do të mund të tregonte se sa janë të ardhurat reale të tij, por reperi ama është treguar i sinqertë.

“Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”, ka deklaruar Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin”. Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik, Noizy ka plot 31 koncerte, sipas datave të publikuara në Facebookun e tij. Pra vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro.

Lexo po ashtu Noizy me porosi për Ledionin nga Prishtina

Por edhe nëse llogarisim sezonin më të varfër për koncerte, në shtator apo tetor kur Noizy mund të ketë koncerte vetëm në fundjavë, 8 koncerte secili me nga 15 mijë euro llogariten ne plot 120 mijë euro.

“Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”, ka thene ai. Nderkaq, menaxherët nuk i mbajnë asnjë përqindje, sepse Noizy e menaxhon vetë veten.