Site icon Telegrafi

Shokon nazisti: Racizmi është idiotësi, jam homoseksual me prejardhje hebreje (Foto)

Themeluesi i Frontit Nacional ka hequr dorë nga pikëpamjet e tij ekstremiste si dhe ka rrëfyer që është homoseksual dhe se ka origjinë hebreje.

Kevin Wilshaw ishte një prej personaliteteve më të njohura të Frontit Nacional në vitin 1980 dhe ka shprehur pikëpamjet e tij ekstremiste në shumë prej ngjarjeve të mbajtura gjatë këtij viti, raporton The Independent.

Komentet e Wilshaw erdhën pas një raportimi se ka pasur rritje të gjuhës së urrejtjes gjatë 12 muajve të fundit, sidomos pas referendumit të BREXIT-it, transmeton KosovaPress.

“Është tmerrësisht egoiste ta pranoj por është e vërtetë. Kam parë se si u bërtasin, abuzojnë dhe i pështyjnë njerëzit në rrugë- dhe derisa nuk të prek ty drejtpërdrejt, nuk e kupton që mënyra se sillesh është e gabuar”-rrëfeu Wilshaw.

Gjithashtu, ai ka deklaruar që nëna e tij është me prejardhje hebreje dhe emri i vajzërisë ka qenë Benjamin, mbiemër i njohur hebre.

Exit mobile version