Këngëtarja Jessica Simpson është shfaqur nën ndikimin e alkoolit gjatë një interviste në televizion.
Bukuroshja, e cila së fundmi u bë edhe dizajnere ishte e ftuar në emisionin “Home Shopping Network”, për të promovuar linjën e saj të pantallonave, transmeton Telegrafi.
Ajo është dashur të flasë për punën e saj të re, por pasi ishte nën ndikimin e alkoolit ajo ka folur në lidhje me çështjet e pakuptimta, transmeton Telegrafi.
Duke folur për ngjyrën e pantallonave, ajo filloi të lëkundet, për të cilën gjë, shikuesit e kanë fajësuar alkoolin. Ata në rrjetet sociale, kanë ‘hapur zjarr’ kundër Jessicas.
Gjithashtu, ndjekësit e saj në Twitter nuk e pëlqyen atë fare, sepse besojnë se nëna e dy fëmijëve nuk duhet të veproj kështu.
Vetë Jessica ende nuk është prononcuar për këtë rast. /Telegrafi/