Një tjetër lajm rreth yjeve të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka bërë ‘rrëmujë’ të madhe në media, duke zgjuar pluhur tek fansat.
Thuhet se dyshja e njohur e showbizit, po planifikojnë që të tërhiqen nga bota e ekranit, kjo për shkak të familjes, ose thënë më saktë fëmijëve të tyre.
Burime shumë pranë çiftit thonë se ky vendim është marrë së pari nga Angelina, e cila është shumë e interesuar për edukimin e fëmijëve, dhe bën përpjekje maksimale që t’u qëndrojë vazhdimisht pranë dhe t’i lumturojë ata.
“Që të dy kanë hequr dorë për momentin nga aktrimi. Ata do të marrin pjesë në projekte të vogla por do të qëndrojnë prapa kamerës këto kohë”, ka thënë një burim për Hollywood Life.
Pas traumave që gjashtë fëmijët kaluan pas ndarjes së tyre, Brad dhe Angelina duan që të mos vuajnë më.
Mësohet se kjo tërheqje e çiftit do të bëhet me qëllim ruajtjen e stabilitetit të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/