Site icon Telegrafi

Shok në Suedi: Kurorat mbretërore gjendet në plehra

Kurorat e mbretit spanjoll Karli IX dhe gruas së tij Christina, të cilët u vodhën vitin e kaluar në një grabitje spektakulare nga katedralja, u gjetën në një kazan plehrash, në periferi të Stokholmit.

Këto janë bizhuteritë me rëndësi të jashtëzakonshme historike, që datojnë nga periudha e hershme e vitit 1660, dhe janë bërë për varrimin e mbretit dhe mbretëreshës. Vlera e tyre mendohet të jetë mbi shtatë milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

Bizhuteritë mbretërore u vodhën nga katedralja Strangnas në Suedinë qendrore, në një plaçkitje që mbushi faqet e mediave në gjithë botën vitin e kaluar.

Një mashkull, gjaku i të cilit u gjet në vend pas grabitjes, është duke u gjykuar. I dyshuari (22) pranoi se kishte vjedhur një biçikletë dhe një anije me të cilën ikën grabitësit, por mohoi të jetë përfshirë në vjedhje.

Tani për tani, ky është i dyshuari i vetëm në këtë rast. Ai refuzon të flasë për pjesëmarrësit e tjerë në krim. Gjyqi do të vazhdojë më 15 shkurt.

Më parë, ekspertët shprehën frikën se bizhuteritë e vjedhura mund të ishin shkrirë në ar. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version