Telegrafi

Shoferja e autobusit fiton epitetin e heroinës, në sekondat e fundit e shpëton nga më e keqja nxënësin (Video)

Samantha Cole, shofere e autobusit në New York, ka fituar epitetin e heroinës për shkak të një veprimi që ka bërë derisa ishte brenda autobusit që transporton nxënësit në shkollë.

Në videon e publikuar më poshtë, ajo shihet se si kishte ndalur autobusin në skaj të rrugës dhe një nxënës po bëhej gati të dilte, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në momentin që u hapën dyert, arriti ta “nuhat” rrezikun dhe kështu me shpejtësi tërhoqi brenda të riun që për pak sa nuk u shtyp nga një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Kamera e sigurisë brenda autobusit ka filmuar këtë moment, ndërsa po të mos ishte Cole, nxënësi sigurisht se do të pësonte lëndime serioze apo ndoshta edhe më keq. /Telegrafi/