Samantha Cole, shofere e autobusit në New York, ka fituar epitetin e heroinës për shkak të një veprimi që ka bërë derisa ishte brenda autobusit që transporton nxënësit në shkollë.
Në videon e publikuar më poshtë, ajo shihet se si kishte ndalur autobusin në skaj të rrugës dhe një nxënës po bëhej gati të dilte, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në momentin që u hapën dyert, arriti ta “nuhat” rrezikun dhe kështu me shpejtësi tërhoqi brenda të riun që për pak sa nuk u shtyp nga një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe.
Kamera e sigurisë brenda autobusit ka filmuar këtë moment, ndërsa po të mos ishte Cole, nxënësi sigurisht se do të pësonte lëndime serioze apo ndoshta edhe më keq. /Telegrafi/