Site icon Telegrafi

Shoferja braziliane e Uber, asiston gruan që solli në jetë foshnjën në veturën e saj – pamjet bëhen virale

Ky është momenti kur shoferja braziliane e Uber, e asiston një grua që ta sjellë në jetë foshnjën e saj derisa ishte në veturë rrugës për në spital.

Iara Alencar dos Santos tha se është bërë një mjeke amatore brenda “pak sekondave”, transmeton Telegrafi.

30-vjeçarja kishte pranuar që të bëjë një udhëtim prej katër kilometrave me një grua dhe vjehrrën e saj, që i kërkuan t’i dërgojë në spital.

Por në mes të rrugës diku në Brasilia, ajo e kuptoi se nuk do të mund të rezistojë deri në spital dhe se duhet të lind fëmijën.

Pamjet e kamerës së vendosur në veturë, kanë kapur momentin kur Sandy sjell në jetë foshnjën në ulëset e pasme të veturës së Alencarit.

“Është jashtë”, dëgjohet duke bërtitur nëna, derisa Iara e pyet: “çfarë është jashtë, vajza”, por ajo i kundërpërgjigjet shpejt: “koka”.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë miliona shikime, kurse Alencar është bërë tani mikeshë e mirë me gruan që solli në jetë foshnjën. /Telegrafi/

Exit mobile version