Telegrafi

Shoferi i veturës i shpëton për një fije floku vdekjes, kamioni që transportonte rërë për pak sa nuk përfundon mbi të (Video)

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale shfaq një aksident trafiku, që pak kush ka mundur të besojë se shoferi i një veture i ka shpëtuar vdekjes kur një kamion për pak sa nuk përfundoi mbi të.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur në një udhëkryq një veturë për pak sa nuk përplaset drejtpërdrejt nga kamioni që po transportonte me rimorkio rërë, transmeton Telegrafi.

Por , e gjitha ndodh për shkak të një kamioni tjetër i cili me sa duket po lëvizte në kahje të kundërt, dhe për ta shmangur përplasjen me kamionin tjetër devijon dhe për pak centimetra nuk përfundon mbi veturë.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë filmuar këtë moment rrëqethës, kur shoferi i veturës po konsiderohet si njeri më shumë fat, për faktin se ka mundur të përfundojë i vdekur. /Telegrafi/