Ndalimi i një shoferi që po parkonte në hapësirë të ndaluar në Guwahati të Indisë, nuk i shkoi si duhet një polici të trafikut.
Ai mbeti i kapur për pjesën e përparme të makinës, derisa shoferi voziste me shpejtësi në përpjekje që të ikte, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhi në një rrugë me plot trafik, ndërsa polici që arriti të largohej prej makinës, pa ndonjë lëndim.
Të pranishmit u munduan ta ndalonin shoferin, të cilin më vonë e arrestuan dhe veturën ia konfiskuan. /Telegrafi/