Makk Mizzle nga Maryland i Shteteve të Bashkuara, është penduar që zgjoi nga gjumi një shofer, që po flinte mbi timonin e veturës.
Megjithëse u zgjua, ai ishte ende i përgjumur dhe nisi veturën, duke u ndeshur për një shenjë komunikacioni, transmeton Telegrafi.
Udhëtimin e vazhdoi duke dalë në rrugë kryesore, ku rrezikoi të përplaset me një veturë që vinte nga ana tjetër.
Ai u ndalua vetëm kur goditi shtyllën e ndriçuesit të rrugës. Nuk dihet për gjendjen e shoferit, që besohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/
https://youtu.be/j_pXEOcPicg