Një video shokuese shfaq momentin kur një çikliste shkelet me veturë dhe tërhiqet zvarrë, raporton Mirror.
Një grua e re ishte duke shëtitur me biçikletë, papritmas përplaset nga një veturë e cila nga goditja e madhe e fut nën rrota dhe e tërheq zvarrë për disa metra, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që shoferi e kupton se e ka futur dikë nën rrota ndalon, derisa qytetarët vrapojnë për ta ndihmuar viktimën duke rrotulluar veturën për ta nxjerrë.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Bozhou në Kinë, ndërkaq gruaja e pafat ka pësuar lëndime trupore edhe pse ka mundur të përfundojë më keq. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_zXxCYzy2bw