Në Mançester të Anglisë, shoferi i një BMW-je ka dalë nga kolona që po lëvizte ngadalë, për të kaluar në shiritin tjetër që kishte më shumë hapësirë.
Por, makina e tij është përplasur me një Citroen, që erdhi me shpejtësi nga pjesa tjetër, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ndeshja ishte mjaft e madhe, siguria e veturave ka bërë që vetëm njëri shofer të merr lëndime të lehta.
Në anë tjetër, videoja që e tregon rastin, është publikuar që të ngrihet vetëdija për mbajtjen e rendit gjatë trafikut të ngarkuar dhe vozitja e kujdesshme. /Telegrafi/