Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një veturë godet karrocën në të cilën ishte foshnja, derisa e ëma po e kalonte rrugën në zebra.
Vetura godet karrocën me foshnjën në rrugën Parson në pjesën perëndimore të Londrës, ndërsa e ëma shpëton pa u goditur, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, shoferi nuk arrin të frenon në kohë në zebra dhe si rezultat e hedh karrocën me foshnjën në tokë, dhe duke parë se çfarë ndodhi e ëma vrapon për ta ngritur.
Për fat të mirë foshnja ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, siç edhe mund të shihet në video lëviz njërën dorë. /Telegrafi/