Ky është momenti i tmerrshëm kur një biçikletë fluturoi rreth 5 metra në ajër pasi u godit nga një makinë që shkonte në rrugën e gabuar rreth një rrethrrotullimi në Angli.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografi Jack Schofield, 27 vjeç, gati sa e pësoi më së keqi, pasi u përplas me një makinë e cila dukej se priste drejtpërsëdrejti një mini rrethrrotullim në Leicestershire.
Videoja e incidentit tregon Schofield, nga Leeds, duke u dërguar në ajër së bashku me biçikletën e tij, për të cilën ai thotë se tani është në mbeturina.
Ai shmangu çdo dëmtim serioz, por mbeti jashtëzakonisht i mavijosur dhe i tronditur.
Ai shpreson se shpëtimi i tij me fat mund të ndihmojë në paralajmërimin e shoferëve të tjerë që të ngasin me kujdes kur çiklistët janë afër.
Pas goditjes, Schofield ishte në gjendje të ngrihej dhe të ulej aty pranë për të marrë frymë, me dëshmitarët që mblidheshin së shpejti për të kontrolluar gjendjen e tij.
Pas kësaj, u thirr një ambulancë dhe ai kaloi pesë orë në spitalin Queens në Burton-on-Trent. /Telegrafi/