Një video e publikuar në TikTok në mënyrë të habitshme është bërë virale, që ka shokuar shikuesit duke zbuluar realitetin e problemeve financiare të njerëzve që punojnë si shoferë për kompani që dorëzojnë ushqim derë më derë.
Videoja është publikuar këtë javë nga përdoruesi Riley Elliot, ai kishte vetëm nëntë ndjekës ku të gjithë prej tyre janë miq të ngushtë, transmeton Telegrafi.
Por videoja e tij ka përlotur të gjithë që e kanë parë. U shikua në masë të madhe nga qindra mijëra përdorues të kësaj platforme, e prej atij momenti ai numëron mbi 17 mijë ndjekës.
Elliot shihet i ulur brenda veturës, i pushtuar nga emocionet pasi kishte përfunduar orarin e tij të punës si shofer për kompaninë që shpërndanë ushqim derë më derë.
It’s very nice that people are trying to help this man, but the real problem is – why is he getting paid only $2.50 from Ubereats? What sort of crazy wage is that?!!? People shouldn’t have to go out there and BEG for tips in order to survive. We need fair pay!
— Andrea Boyack (@AndreaBoyack) February 18, 2021
Ai dëgjohet duke thënë: “Dëshiroj që të gjithë njerëzit që porositin ushqim nga UberEats apo Doordash ta kuptojnë se si është të jesh shofer”.
Me lot në sy ai shpjegon se është paguar vetëm 2.50 dollarë për një punë 45-minutëshe ku i është dashur të paguaj 3 dollarë për parking, pasi që klienti nuk mund të dilte nga shtëpia që ta takojë për ta marrë ushqimin. Ai madje pranoi se klienti i ka lënë atij vetëm 1.5 dollarë bashkish.
“Pavarësisht se i mbajë disa punë, e shumë pak kam kohë për gjumë, mezi arrij të fitoj kafshatën e gojës. Nëse kështu vazhdojë do të mbetem i pastrehë për herë të tretë që nga maji sepse njerëzit më nuk po u lënë bakshish shoferëve. Unë jam gjithmonë jashtë duke rrezikuar jetën në kohë pandemie e për këtë askush nuk dëshiron të dëgjojë. /Telegrafi/