Site icon Telegrafi

Shoferi i kamionit që frenoi pak centimetra para se të shembej ura në Genoa, rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar (Foto)

Shoferi i kamionit F.L. i cili arriti të frenon pak centimetra para vendit ku është shembur ura në Genoa të Italisë, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje rrëqethëse.

Ai ka shmangur rënien nga mbi 45 metra lartësi, kurse në detaje e ka përshkruar momentin kur është “zhdukur” para syve të tij ura ku humbën jetën 40 persona, transmeton Telegrafi.

Babai 37-vjeç po voziste kamionin mbi urën Morandi pasi kishte dërguar në destinacionin e paraparë një sasi të mallit, tha se për pak sekonda para syve të tij u shemb një pjesë e madhe e urës gjigante.

Lexo po ashtu Familja italiane që jeton jolarg vendit ku u shemb ura në Genoa, pretendon se rrufeja e goditi shtyllën dhe më pas ajo u shemb (Video)

“E shihja urën duke u shembur edhe pse kisha para vetes shumë vetura tjera”, ka deklaruar ai para ekipeve të shpëtimit.

Kamioni i tij me ngjyrë të gjelbër është bërë kryelajm i mediave botërore, kurse sot është parë i parkuar në një zonë të sigurt.

Lexo po ashtu Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

“Shoferi i kamionit është ende në gjendje shoku, por për fat të mirë nuk është lënduar pasi ka kërcyer me kohë nga kabina”, ka deklaruar Giovani D’Alessando, drejtori i kompanisë ku ky burrë shoferi punon. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version