Telegrafi

Shoferi i kamionit mban sytë në telefon derisa qëndron prapa timonit, përplas për vdekje një grua (Video)

Shoferi i një kamioni ka shkaktuar aksident me fatalitet derisa ishte duke shikuar në telefon, me ç’rast humbi jetën një grua 66-vjeçare që ishte brenda veturës të cilën e përplasi kamioni.

David Shiedls goditi me kamion një veturë në Dumfries, pasi që nuk ishte i koncentruar në rrugë, por në telefonin që e kishte përpara dhe po shikonte diçka në të, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në shkurt kurse sot ky 34-vjeçar ka përfunduar prapa grilave, dhe me kërkesë të prokurorisë janë publikuar pamjet që dëshmojnë pretendimet.

Shields është më herët ishte shpallur fajtor për vdekjen e gruas dhe ngasje të rrezikshme, kurse sot gjykata e Glasgow-it e dënoi me 5 vite heqje lirie.

Bashkëshorti i viktimës Yvonne, Ralph Blackman, u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të mos i përdorin telefonat derisa janë prapa timonit. /Telegrafi/