Dy burra kanë gjetur vdekjen të dielën herët në mëngjes kur një Porsche “fluturoi” dhe u përplas për katin e dytë të një ndërtese tregtare në Toms River, New Jersey.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja kishte ndodhur pak pas orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, kur një Porsche Boxster i vitit 2010 po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Braden DeMartin, 22 vjeç, shoferi dhe Daniel Foley, 23 vjeç, të dy Toms River, u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.
Sipas disa raportimeve, i riu DeMartin humbi kontrollin mbi veturën, goditi një ndarëse të rrugës dhe për shkak të shpejtësisë, makina u ngrit dhe u përplas për në shtëpi. Fatmirësisht askush nuk ishte brenda shtëpisë.
Pas kësaj, një inspektor i Toms River e kishte shpallur ndërtesën “të pasigurt”, tha policia, duke shtuar se shkaku i aksidentit ende është nën hetim. /Telegrafi/