Një burrë që filmoi veten duke vozitur me shpejtësi deri në 198 km/h teksa futet mes veturave në autostradë është dënuar me 12 vjet burg pasi vrau një nënë shtatzënë të dy fëmijëve – pas një përplasje me veturën e tyre në rrugë.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Adil Iqbal, 22 vjeç, ishte duke vozitur me njërën dorë dhe duke mbajtur telefonin e tij me tjetrën për të filmuar veten, ndoshta për t’u shfaqur në Facebook, teksa devijuar nëpër korsi, duke arritur një shpejtësi të madhe në makinën BMW të babait të tij.
Kjo ngjarje thuhet se kishte ndodhur në autostradën M66 në Bury, Greater Manchester, më 13 maj të këtij viti.
Siç bëhet e ditur, zonja Jules-Hough, e cila ishte 17 javë shtatzënë me vajzën e saj të parë, Neeve, pësoi lëndime vdekjeprurëse në tru.
Vajza e saj vdiq me të, kur ajo ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit në spital e rrethuar nga familja e saj, pasi nuk i ishte rikthyer kurrë vetëdija.
Djali i saj, Thomas Spencer, nëntë vjeç, dhe nipi Tobias Welby mbetën në koma duke pësuar lëndime të rënda të trurit dhe rezultatet e tyre afatgjata mbeten të pasigurta, ka dëgjuar së fundmi një gjykatë. /Telegrafi/