Në autostradën e qytetit rus Soçi ka ndodhur një aksident i tmerrshëm trafiku, pas të cilit dëshmitarët e rastit nuk kanë mundur të besojnë se ka të mbijetuar.
Shoferi i veturës Kia befasisht kishte kthyer veturën majtas duke goditur një veturë tjetër të tipit Renault, e cila nga shtypja e madhe përfundoi duke u rrokullisur disa herë për më shumë se 30 metra, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që Renault u ndal përfundoi më rrota lart, derisa shoferi i saj hapë derën dhe largohet nga rruga thuajse nuk ka ndodhur asgjë.
Dhe në atë moment shoferët e veturave tjera që kishin qenë aty, ndalojnë për t’i ndihmuar ta rikthejnë veturën me rrota në tokë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Rm_4S3sCJY8