Site icon Telegrafi

Shoferi i dehur i Maserati Levante përplas super-veturën në semaforët para policisë

Filmimet tronditëse shfaqin momentin kur një shofer i dehur i një veture Maserati e përplasi super-veturën e tij në semaforët përballë oficerëve të shtangur të policisë.

Shoferi i dehur kishte pritur në kryqëzimin e rrugës Bristol dhe Bristol Road në Birmingham kur aksidenti ndodhi në tetor të vitit të kaluar. Kamerat e këshillit kapën Maserati Levante duke u larguar në një përpjekje për t’u kthyer djathtas, por duke humbur kontrollin dhe duke u futur drejt e në një grup kangjellash.

Për fat të keq të shoferit, një makinë policie po priste gjithashtu në kryqëzim dhe menjëherë analizoi frymëmarrjen pronarin e motorit luksoz prej 187 milje në orë. Ai u zbulua se ishte duke vozitur me shpejtësi sa dyfishi i kufirit ligjor të vozitjes së veturës dhe tani është dënuar me një ndalim 12-mujor të vozitjes të automjetit dhe me gjobë prej afro 2,500 eurove (2,190 funte), raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

WMP Traffic shpërndau pamjet në rrjetet sociale dhe shkroi: “Kjo video tregon rreziqet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur”.

“Shoferi i këtij Maserati po voziste me dyfishin e limit të shpejtësisë kur ai u përplas përballë njërës nga patrullat tona në Bristol Street të Birmingham dhe u arrestua. Ai u shpall fajtor dhe u ndalua të vozitë për një vit dhe u gjobit për afro 2,500 euro (2,190 funte)”, thuhej në deklaratën e policisë.

Videoja e shfaq shoferin fillimisht duke vozitur ngadalë nëpër semaforë përpara se të dështojë të hyjë në kthesën djathtas tij dhe të përplaset përmes barrierave në një shtyllë. /Telegrafi/

Exit mobile version