Telegrafi

Shoferi i dehur i kamionit godet 34 vetura të parkuara në Gjermani, nga zjarri që shpërtheu u përfshi edhe një ndërtesë

Në qytetin gjerman Furth, shoferi i dehur i një kamioni ka shkaktuar një kaos të vërtetë – duke goditur 34 vetura të parkuara ku si pasojë erdhi deri te shpërthimi i një zjarri të madh.

Ngjarja ka ndodhur në Furth jo larg Nurembergut, ku dukej si një zonë lufte pasi që shoferi i dehur i kamionit injoroi ngjyrën e kuqe në semafor dhe goditi një veturë në udhëkryq, e më pas edhe 34 tjera të parkuara si pasojë e shpejtësisë së madhe, transmeton Telegrafi.

Kamioni i shoferit të dehur ka shkaktuar një kaos të vërtetë përgjatë rrugës 500 metërshe, e disa prej veturave janë shkatërruar plotësisht.

Si rezultat i përplasjes kamioni u përfshi nga zjarri së bashku me disa vetura, e zjarri preku edhe ndërtesën që ishte afër, e zjarrfikësit evakuuan tërë objektin.

Në incidentin që ndodhi të martën mbrëma janë përfshirë shoferi i kamionit, i një veture që u godit fillimisht dhe një këmbësor.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe bëhet fjalë për burrin 50-vjeç nga Turqia, i cili nuk kishte leje qëndrimi në Gjermani.

E gjatë testit të alkoolit është konstatuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit kur ka qëndruar prapa timonit. /Telegrafi/