Telegrafi

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, futet në trotuar me shpejtësi të madhe – godet dhjetëra shtylla elektrike dhe vetura (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një shofer i dehur humb kontrollin mbi timonin, dhe futet me shpejtësi të madhe në trotuar dhe për pak sa nuk e godet një këmbësor, megjithatë dhjetëra shtylla elektrike i shkatërron.

Ngjarja është filmuar në Jersey City në New Jersey, ku shihet një veturë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në trotuar, ndërsa një person që ishte ulur në skaj të trotuarit për ta ndezur një cigare për pak sa nuk goditet, transmeton Telegrafi.

Pas këtij incidenti, policia ka identifikuar shoferin, John Wilson, 47-vjeç. Sipas tyre, shoferi ishte i dehur dhe kishte humbur kontrollin mbi timonin derisa lëvizte me shpejtësi të madhe.

Si rezultat i shpejtësisë së madhe ai godet disa shtylla elektrike dhe dhjetëra vetura, megjithatë nuk raportohet për të lënduar. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia dhe gazetarët, vendi ku kishte ndodhur aksidenti ngjante me një zonë lufte, pasi gjithçka ishte e shkatërruar. /Telegrafi/