Aktivistët e sigurisë rrugore kanë lëshuar paralajmërime për përdorimin e pajisjeve të reja Vision Pro të Apple gjatë vozitjes.
Vision Pro i Apple prej 3,500 dollarësh doli në shitje pak ditë më parë, por tashmë ka qenë një temëe diskutimeve dhe pamjeve virale që i shfaqin ato në skena që Apple ka këshilluar në mënyrë eksplicite kundër, përcjell Telegrafi.
Dhe një video që grumbulloi një numër të madh shikuesish gjatë fundjavës tregon një burrë, të quajtur Dante, duke përdorur syzet e realitetit virtual (VR) ndërsa voziste një veturë në një autostradë.
Aty mund të shihet se si sytë e burrit mbulohen plotësisht nga pajisjet gjatë vozitjes në trafik.
Në një moment, të dyja duart e tij janë larg timonit ndërsa ai ndërvepron me VR.
the owner of Vision Pro decided to try out the headset while driving a car, turning on Tesla autopilot on the way home pic.twitter.com/ZS61Si7pT6
— Just Be ) (@c40852411) February 6, 2024
Videoja përfundimisht ndërpritet pasi që siç thuhet më tej, ai ishte ndalur nga policia amerikane.
Nuk dihet se ku ai ishte duke vozitur apo cili departament policie e ka ndaluar, por llogaria e Dantes në Twitter thotë se ai jeton në Palo Alto, Kaliforni.
Ndryshe, ka pasur gjithashtu video të veçanta virale të njerëzve që mbanin Apple Vision Pro ndërsa kalonin rrugën.
Ky trend edhe ka bërë që shoferët dhe ekspertët e sigurisë rrugore të ngrenë alarmin. /Telegrafi/