Shoferi i një autobusi i cili kishte ngacmuar seksualisht një pasagjere, është detyruar të qëndrojë pothuajse lakuriq mbi autobus.
Ky poshtërim publik është publikuar në Twitter, kurse përdoruesit e këtij rrjeti social kanë njoftuar se rreth tij ishin mbledhur dhjetëra qytetarë, transmeton Telegrafi.
Thuhet se njëri nga kalimtarët e rastit e kishte dëgjuar një grua duke bërtitur nga autobusi, brenda të cilit ishte edhe shoferi. Duke parë se çfarë po ndodhte, ky kalimtar u fut në autobus dhe e largoi shoferin nga kjo grua.
Por menjëherë u mblodhën dhjetëra qytetarët që e detyruan të zhvishet dhe të qëndroj mbi autobus. Aty qëndroi derisa erdh policia për ta arrestuar.
Megjithatë, shumë përdorues të Twitter-it janë pajtuar me veprimin e qytetarëve.
“Shumë mirë që ende ka njerëz të tillë dhe që e kanë vendosur mbi autobus për ta parë i gjithë qyteti”, ka shkruar një përdorues.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Egjipt, kurse sipas statistikave që nga vitit 2013, 99,3 për qind e femrave në këtë vend kanë përjetuar një moment të ngacmimit seksual. /Telegrafi/